21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
VIP YJET

Amber Heard përballet me ofendime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore

Fansat ofendojnë rëndë Amber Heard, pasi Johny Depp humbi betejën ligjore me të.

Fansat e hamshorit hollivudian e kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht., shkruan The Sun.

Përdoruesit e Twitterit kanë nisur mesazhe të shumta në drejtim të aktores, në të cilat i kanë rekomanduar që të vdesë.

“Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë”, thotë një prej mesazheve të shumta drejtuar saj.Një tjetër përdorues ka thënë se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.

Kujtojmë që Depp e kishte paditur tabloidin The Sun për shpifje për një artikull nga viti 2018, në të cilin aktori ishte etiketuar si abuziv ndaj ish-bashkëshortes.Megjithatë, ai e ka humbur procesin gjyqësor dhe tani fansat e Johny Depp po e ‘sulmojnë’ atë.

Related posts

Revista “People” zgjodhi 10 albumet më të mira të vitit 2020, Dua Lipa radhitet e para me “Future Nostalgia”

admin

“Eurovision” ndryshon vendimin për këngët garuese të këtij viti

admin

Selena Gomez: Dua që njerëzit të dinë se nuk janë vetëm

admin