13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Ambasadorja Kim: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, vetëm fillimi! Institucionet të jenë të pavarura

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia. Kim tha se me pastrimin e sistemin gjyqësor, proces që ende vijon, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar. Ajo madje paralajmëroi edhe arrestimin e politikanëve të korruptuar.

“Të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur. Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Me rritjen e trafikut të qenieve njerëzore , kriminelët do të përdorin fluksin e emigrantëve në favor të tyre. Të rritet transparenca dhe llogaridhënie e institucionet, financimi i një force policore të pavarur, ndjekjen e parave të paligjshme, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën, të përmirësojmë sistemin dhe të punojmë së bashku për të hedhur themelet që besimi i publikut të rritet, të forcojmë bashkëpunimin tonë si donatorë dhe miq e partnerë”, tha Kim.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 18000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID

admin

SPAK kërkon 12 vite burg për bashkëpuntorin e ‘Habilajve’

admin

Gjashtë vjedhje brenda gjashtë ditëve, arrestohet një person në Durrës

admin