22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Ambasadorja e vullnetit të mirë Elvana Shala fiton çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala  ka fituar çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që ndahet nga Parlamenti Global Rinor ne bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit.

“Global Youth Leadership Award” është një çmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyrën e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju ndahet personaliteteve të cilët japin kontribut të vazhdueshëm  në avancimin e të rinjve, fuqizimin e cështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global! Nominimet bëhen kryesisht nga organizata ndërkombëtare për personalitete të caktuara që kanë një bagazh të gjërë pune në fushën e rinisë dhe të drejtave të njeriut dhe me një rrjet të gjerë komunkimimi në nivel global ndërsa përzgjedhja bëhet nga një komision i caktuar dhe me kritere të caktuara!

Ndarja e çmimit është bazuar në punën e saj  si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesëmarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë , ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.

Të  nominuar për këtë çmim kanë qenë më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës ndërkohë që 54  personalitete nga vetëm 39  shtete janë përzgjedhur si fitues të çmimit!

Ambasadorja Shala çmimin do ta pranoj zyrtarisht nga kryeministri i Nepalit Sher Bahadur Deuba në një ceremoni zyrtare në Kathmandu me 18 nëntor 2021.

Related posts

16 vjet nga pranimi i Kosovës në Rotary International

admin

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë për integrimet evropiane

admin

Komandant Malisheva kërkon nga deputetja Deliu-Kodra të formojë një grup për hetim parlamentar, që të del në shesh e vërteta për Rastin “Kumanova”

admin