22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ambasadorja britanike Gallouej për vizitë në komunën e Radovishit

Radovish, 16 nëntor – Për vizitë në komunën e Radovishit ka qëndruar ambasadorja e Britanisë së Madhe në vend, Rejçel Gallouej e cila është takuar me kryetarin e komunës Aco Ristov.

Në këtë takim janë shkëmbyer informacione për më shumë tema aktuale.

“Është diskutuar për problemet lokale lidhur me krizën energjetike në vend, problemet me shpërnguljen e të rinjve dhe mundësitë dhe programet për mbështetje të punësimeve të reja, mundësitë për financim dhe edukim për prodhim modern të ushqimit, si dhe programet dhe projektet që i mbështet kjo ambasadë”, theksohet në kumtesë.

Theksohet se ambasadorja Gallouej është njoftuar me të gjitha aktivitetet momentale dhe të ardhshme si dhe të gjitha kapacitetet biznesore me të cilat disponon kjo komunë veçmas në pjesën e shërbimeve transportuese ku në të ardhmen mund të realizohet bashkëpunim me kompanitë vendore me ato të Mbretërisë së Bashkuar. 

Related posts

Micotakis: Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë

admin

Të hënën merret vendimi përfundimtar për masat e reja kufizuese në RMV

admin

Takime të Pendarovskit me Bajdenin, Merkelin dhe Stoltenbergun në margjinat e konferencës për ndryshimet klimatike në Glazgov

admin