5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Ambasadorja Bërnz përshëndetë përpjekjet për luftim të korrupsionit

Kryeministri i vendit Zoran Zaev dje kishte takim me ambasadoren e SHBA-ve, Kejt Meri Bërnz.

Në takim është biseduar për planin e miratuar së fundmi nga ana e qeverisë për luftë kundër korrupsionit, informon Zhurnal.

Në këtë drejtim, kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në zbatimin e saj si proces i organizuar sistematik për përforcimin e kapaciteteve dhe për sinkronizimin e aktiviteteve të institucioneve për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, përplasjes së interesave dhe keqpërdorim të pozitave, ndërsa ambasadorja i përshëndeti këto përpjekje.

Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz biseduan edhe për reformat e parapara me agjendën “Europa në shtëpi” në të cilën, përpos hapave të konfirmuara për luftë kundër korrupsionit, janë të përfshira dhe masa për sigurim të standardeve evropiane për reforma në zgjedhje, për gjyqësi, të drejtat themelore njerëzore, reformat në fushën mediatike, qeverisjen ekonomike, reofrma në administratën publike, si dhe reformat në fushën e ambientit jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Me vëmendje të veçantë, kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz u ndaluan edhe në mundësitë për avansim të bashkëpunimit ekonomik dhe për interesin e paraqitur të disa kompanive nga SHBA-të të investojnë në Maqedoni të Veriut.//Zhurnal.mk

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com