34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Ambasadori zviceran vizitoi Beratin

Shqipëria investon për menaxhimin më të mirë të mbetjeve. Ambasadori zviceran vizitoi sot Beratin për të shënuar një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve për rajonin, transmeton albinfo.ch.

“Është kënaqësi që të inspektoj sot – siç po bën edhe Kryeministri – punën rehabilitiuese për vend-depozitimin e mbetjeve për Bashkinë e Beratit. Rehabilitimi që nisim sot bashkërisht pas shumë përpjekjeve përgatitore shpresojmë që të kthehet në një shembull dhe standard të mirë për menaxhimin e mbetjeve. Kjo po kryhet gjithashtu për Urën Vajgurore dhe Kuçovën”, tha Ambasadori zviceran, Adrian Maître.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat.

“7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim”, tha Rama.

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Admin

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Admin

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Admin

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Admin

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More