-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Ambasadori Qemal Minxhozi: Kosova e Shqipëria në luftë për sigurimin e vaksinave

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria e kanë pasur problem sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria e kanë pasur problem sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Por që sipas tij, të dy vendet janë në luftë të vazhdueshme për të siguruar sa më shumë doza të kësaj vaksine.

“Gjithë bota lufton për vaksinën. Dhe ka pasur probleme kudo për sigurimin e vaksinës. Po është një luftë e vazhdueshme për sigurimin e saj si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri”.

Minxhozi më tej ka shtuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të duhurat që qëllim kanë zvogëlimin e rasteve të të infektuarve, duke shtuar se masa të tilla janë marrë edhe në gjithë rajonin.

“Mendoj që janë masa në kohën e duhur që kanë të bëjnë me parandalimin e shpërndarjes së virusit. Ka qenë një situatë sa politike sa ndryshime qeverish”.

“Dhe ka ardhur momenti për të ndaluar numrin e të infektuarve dhe zbutur numrin e vdekjeve dhe besojmë që autoritet shëndetësore të Kosovës. Këtë proces e kemi pasur edhe në Shqipëri prandaj kudo në rajon masa të tilla merren për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje”.

Tutje, Minxhozi ka bërë apel në respektimin e masave, edhe përkundër se ndërmjet të dy vendeve nuk ka nevojë për teste për të kaluar kufirin.

“Është vendosur prej muajsh që ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë ndalesa të qytetarëve që do të thotë nuk kanë nevojë për të pasur teste reciproke në kufi ose për të paraqitur dokumentacionin që është bërë një test si Tiranë apo në Prishtinë dhe kjo është pozitive por që do thotë që duhet të jemi të kujdesshëm me masat”, tha Minxhozi.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com