24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Shqipëri

Ambasadori Markovski u takua me kryetarin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Tiranë, 15 nëntor – Në kuadër të aktiviteteve nga fusha e diplomacisë publike, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski, realizoi takim me ish-ambasadorin Besnik Mustafaj, kryetar i shoqatës civile Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në Tiranë, informuan nga Ambasada.

“Biseda u përdor për shkëmbimin e informacioneve rreth statusit të shoqatës, aktiviteteve të saj, mundësitë për bashkëpunim, por edhe shqyrtimin krahasues me dy shoqatat tona, klubin diplomatik dhe Këshillin e Ambasadorëve”, qëndron në faqen zyrtare të Ambasadës në Fejsbuk.

Shton se  është potencuar roli i këtyre shoqatave dhe potenciali që anëtarët e tyre e kanë në dhënien e mendimeve dhe sugjerimeve të tyre marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare dhe shërbimin diplomatik në shtetet e tyre.

Markovski informoi edhe për veprimtarinë botuese të klubit diplomatik, përmes revistës profesionale “Kronikë Diplomatike”, si dhe organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe konferencave.

“Ambasadori e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të realizuar me universitetet shtetërore dhe private, ku anëtarët e këtyre shoqatave kohë pas kohe mbajnë ligjërata në tema të caktuara, duke e marrë parasysh atë që një pjesë e tyre krijojnë edhe literaturë profesionale. Në takim ishte propozuar vendosja e kontakteve të ndërsjella për bashkëpunim të ardhshëm të mundshëm”, potencohet në publikimin e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. 

Related posts

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

admin

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

admin

Analizë/ Cirku mbaroi, nuk ka shumicë të re por as qeveri stabile, çfarë e pret Maqedoninë?

admin