18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ambasadori Markovski për vizitë pune në Durrës

Tiranë, 19 nëntor – Nxitja e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtimin e mundësive dhe potencialin për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit turistik, si dhe lidhjen e trafikut të të dyja vendeve, ishin thekset kryesore të vizitës së sotme në Durrës të ambasadorit Danço Markovski, informuan nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë

Markovski në Durrës u shoqërua nga ministri-këshilltar Sashko Tashulov dhe sekretarja e dytë Blerta Sali.

“Në takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, u shkëmbyen ide dhe mundësi për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave të tjera. U dakordua në të ardhmen të ketë pjesëmarrje të  artistëve dhe grupeve kulturore të Maqedonisë spë Veriut në aktivitete kulturore ndërkombëtare të cilat mbahen në Durrës”, qëndron në publikimin e Ambasadës.

Shtihet se Durrësi është binjakëzuar me Kumanovën, prandaj është theksuar rëndësia që të rivitalizohet ky bashkëpunim.

Në takimin me kryetarin e Odës Ekonomike dhe Industriale të Durrësit, Alban Isteri është theksuar rëndësia për intensifikimin e kontakteve të ndërsjella të odave të të dyja vendeve, përmes ngjarjeve të  organizuara bashkërisht (B2B dhe të ngjashme) me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, ndërsa edhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Drejtori Isteri, informoi se aktualisht shikon potencial të madh për firmat e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me firmat shqiptare të fokusohen për eksportimin e prodhimeve të tyre në vendet e BE-së, ndërsa veçanërisht në Itali, me të cilin Shqipëria tashmë ka bashkëpunim të mirë”, theksojnë nga ambasada.

Gjatë qëndrimit në Durrës, është realizuar takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të portit, Piro Vengu, i cili ka informuar për mënyrën si funksionin porti, ndërsa ka informuar edhe për investimin e madh nga EMAR-i për ndërtimin e portit të ri në Durrës. janë shqyrtuar edhe mundësitë që një numër i firmave të Maqedonisë së Veriut ta përdorin këtë port të madh shqiptar. 

Related posts

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta, LSDM është kundër, paralajmëron stabilitet dhe përparim

admin

Dibranët në Nju Jork, duan vetëm ndryshimin me Bekim Pocestën

admin

Ende nuk ka një version final për shkaqet e aksidentimit të autobusit në Bullgari

admin