DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Ambasadori i Izraelit në Serbi: S’ka datë specifike se kur do ta njohim Kosovën

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pas qëndrimeve të 4 shtatorit, ende nuk është bërë asgjë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se për aq sa di, nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

“Mund të ju siguroj se do t’i njoftojmë miqtë tanë në Serbi për lëvizjet tona. Do ta bëj më të mirën për ta bërë këtë sa më transparente dhe ta informojmë Serbinë paraprakisht”, është shprehur Vilan.

I pyetur nëse pas njohjes zyrtare, Izraeli do të mbështesë Kosovën për anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ai ka thënë se për këtë nuk është diskutuar.

“Është shumë herët që të flitet për këtë. Si vend që ka vuajtur si askush tjetër në OKB, ju siguroj se Izraeli do të tregojë senzitivetin më të lartë rreth kësaj çështjeje.

Ai ka thënë se shteti i Izraelit e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem në korrikun e vitit të ardhshëm.

Më 4 shtator në Washington, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një telefonatë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në marrëveshjen e nënshkruar Kosovë-SHBA, një nga pikat garanton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Gjermania dhe Franca propozojnë samit me Putin

NEFAIL EMINI

Bashkimi Evropian i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More