2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së me mbështetje për implementimin e Planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 18 mars – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski, sot mbajti takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, tema e të cilëve ishte zbatimi i Planit operacional të miratuar për luftën kundër korrupsionit.

Siç kumtoi Kabineti i Nikollovskit, ai para ambasadorëve i paraqiti masat që janë ndërmarrë në gjashtë muajt e parë të mandatit, si dhe masat e planifikuara nga plani operativ.

Në këtë kontekst, theksoi se janë plotësuar rekomandimet në pjesën e miratimit të Kodi të ri më të zbatueshëm të sjelljes etike të zyrtarëve të emëruar, emërimin e një personi për integritet dhe konflikt interesi, regjistrit për evidenca të rreptë për marrjen e dhuratave, ngritjen e nivelit të transparencës së këshillrarëve të funksionarëve, përforcimit të komunikimit ndërinstitucional me të gjitha institucionet kompetente antikorrupsione dhe organet e pavarura.

“Në funksion të Regjistrit të ri kombëtar të pronarëve të vërtetë. Ky mjet ofron të dhëna të sakta dhe të azhurnuara për pronarët e vërtetë të kompanive, gjegjësisht dihet saktësisht se kush qëndron pas një kompanie, e cila është e rëndësishme për të parandaluar rrjedhjen e parave të fituara në mënyrë të paligjshme. Që nga vendosja e Regjistrit deri më tani janë regjistruar mbi 5.000 persona juridikë, numri pritet të jetë më i lartë pas dorëzimit të llogarive vjetore, për të cilat u zgjat afati për shkak të pandemisë së KOVID. E forcuam edhe mekanizmin e kontrollit, gjegjësisht shërbimet e inspektimit. Në një kohë të pandemisë globale, me ndryshime ligjore kemi rritur kompetencat e të gjitha shërbimeve të inspektimit”, tha zëvendëskryeministri, Nikollovski.

Ai në takim, ai i shpjegoi në detaje të gjitha 18 masat e përfshira në planin operativ për luftimin e korrupsionit.

Ai, me këtë rast e elaboroi nevojën për dixhitalizimin dhe përforcimin e qendrave të hetimit, dixhitalizimin e librave të regjistrave, lidhjen e institucioneve antikorrupsion përmes platformës për ndërveprim, vendosjen e regjistri për ndihmë shtetërore, regjistrin për lëshimin e licencave dhe lejeve, ndërlidhjen elektronike të inspektorateve, ndryshime të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, vendosjen regjistrit për automjetet zyrtare.

Në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe administratës për njohjen dhe parandalimin e korrupsionit, zëvendëskryeministri Nikollovski sqaroi se Plani parashikon që secili institucion të emërojë dhe shpallë publikisht një person të autorizuar për të marrë aplikime të paraqitura për raportim të mbrojtur të brendshëm të korrupsionit eventual dhe institucionet të miratojnë Program vjetor antikorrupsioni.

Në mënyrë plotësuese do të vedoset Sistem për përcjelljen e lëndëve dhe ankesave përmes hapjes së qendrës për thirrje, përmes së cilës qytetarët dhe kompanitë do të mund të raportojnë raste të korrupsionit, veprime të parakohshme ose të papërshtatshme nga institucionet kompetente në lidhje me kërkesat e tyre të parashtruara. Nikollovski theksoi se me qëllim të menaxhimit të ndërmarrjeve publike, Plani parashikon zvogëlimin e anëtarëve të bordeve menaxhuese dhe specifikimin e saktë të kritereve të përzgjedhjes.

Ambasadorët e pranishëm e mirëpritën angazhimin e Qeverisë dhe të zëvendëskryeministrit Nikollovski për miratimin e Planit të antikorrupsionit dhe ofruan mbështetje në zbatimin e reformave në përputhje me standardet e BE-së.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com