22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Ambasada e SHBA-së: Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër tjera pati takim edhe me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë.

Pas kësaj vizite, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ka kërkuar që të zbatohen të gjitha vendimet e Kushtetueses.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë së Kosovës është qenësore për demokracinë. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatë”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Kujtojmë se Ambasada e SHBA-së, bashkë me ambasadat tjera të shteteve të QUINT-it, kanë kërkuar vazhdimisht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit të Deçanit. /Zëri

Related posts

Nasim Haradinaj thotë se disa në Speciale i kanë duart me gjak

admin

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të pagjeturit

admin

Konfirmohet ftesa e Kosovës për Samitin e Demokracisë të organizuar nga Joe Biden

admin