13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Alternativa në Çair me ultimatum: Nëse nuk e votoni rrëzimin e qeverisë, do ta shpartallojmë degën

Shkup, 9 nëntor – Përfaqësues nga dega e Alternativës në Çair thonë se mbrëmë kanë mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike.

Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI.

“Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI, dega jonë do të shuajë aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës.

Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit.

Related posts

Shahpaska: Situata me Kovid-19 në çerdhet mbetet stabile

admin

Mitreski: Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe do të rritet, presion ndaj Rexhepit ka bërë opozita

admin

Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë dhe sistematik i jurisprudencës së GEDNj në praktikën e Gjykatës Kushtetuese

admin