20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Alternativa javën e ardhshme do të vendosë për hyrje të mundshme në Qeverinë e Zaevit

Shkup, 16 nëntor – Alternativa javën e ardhshme do të vendosë nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare, ndërsa vendimin për atë nëse partia do të hyjë në Qeveri do të sillet pas takimit të paralajmëruar të liderit të partisë, Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev.

Gashi në deklaratë për “MKD.mk” thekson se ka filluar debati i brendshëm në parti, nga i cili duhet të dalë qëndrimi konkret për këtë çështje.

Nga ana tjetër, anëtari i Alternativës, Zeqiria Ibrahimi për “Plusinfo” thotë se më 23 nëntor do të mbahet takim i Kryesisë qendrore të partisë, e më pas vendimi që do të sillet nga ky trup partiak, do të duhet të konfirmohet edhe nga Kuvendi partiak, i cili është organi më i lartë i Alternativës.

Sipas Ibrahimit, tani për tani ata mbeten në opozitë, por “për çdo sfidë të re do të deklarohen”.

Çështja për hyrje të mundshme të Alternativës në Qeverinë e Zaevit u aktualizua javën e kaluar, prej kur javën e kaluar dështoi tentimi i VMRO-DPMNE-së për të formuar shumicë të re parlamentare dhe t’i votohet mosbesim Kabinetit qeveritar. Për momentin Alternativa është në koalicion me Aleancën për shqiptarët.

Related posts

Maqedonia e Veriut uron 75 vjetorin jubilar të UNESKO-s

admin

Dibër, dalja në votime deri në orën 13:00

admin

Të rinjtë të moshës 20-29 vjeç në shenjë të korona virusit, situata assesi të qetësohet

admin