22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ali Ahmeti vizitoi pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Sadulla Duraku, ka vizituar sot pikën kufitare Bellanoc-Stançiq. Në këtë pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Ahmeti është pritur nga zëvendës kryeshefi, Memet Halimi. Ai e ka njoftuar Ahmetin për bashkëpunimin që realizohet në këtë pikë kufitare me policinë e Kosovës, shkruan Zhurnal.mk.

Halimi poashtu e ka njoftuar Ahmetin për përfaqësimin adekuat në këtë pikë kufitare, ku gjithsej janë të punësuar 56 policë, e prej tyre 32 janë shqiptarë, 23 maqedonas dhe 3 serbë.

Pika kufitare Bellanoc-Stançiq u hap para më shumë se një viti e gjysmë dhe ajo afron komunën e Likovës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Vitinë.

Related posts

Janë përmirësuar kushtet në burgun e Prilepit por ende ngelet i mbipopulluar

admin

ASHMAA organizon debat për edukim mediatik

admin

Sela tregon nëse do të jep dorëheqje nga posti kryetar i Aleancës për Shqiptarët

admin