22.7 C
Los Angeles
August 12, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Ali Ahmeti: Ky 28 nëntor na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit

Tetovë, 28 nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar 109 vjetorin e  ditës së flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar,  duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet me vepra.

Ahmeti mes tjerash vlerësoi se unaza e lidhjes së kombit po rrumbullaksohet me korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën,

“109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.Nëntorët tanë të lavdisë, të Skenderbeut, të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit na bashkojnë rreth flamurit dhe qëllimit të bashkimit.Uroj të gjithë shqiptarët anembanë rruzullit tokësor për festën më të madhe kombëtare shqiptare, GËZUAR 🇦🇱👐” ka uruar kryetari Ahmeti përmes Facebook.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/4531625636873935

Related posts

Vendi nuk i plotëson kërkesat e saj për grurë

admin

Në “Krivollak” takim me gazetarë për stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22”

admin

Klekovski: Partitë flasin për numrin e njësive zgjedhore, por jo për listat

admin