18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nesër do ndahen zyrtarisht

Shkup, 5 dhjetor – Siç mëson Alsat nga burime jozyrtare brenda partisë, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, të hënën (nesër) në Kuvend do të dërgojnë njoftimin për shkarkimin e koordinatorit Skënder Rexhepi i cili është deputet i Alternativës dhe formimin e grupit të ri parlamentar pa deputetët e Alternativës të cilët tani do të mbështesin Qeverinë.

Nga kjo parti thanë për Alsat se mbeten të hapur për ata deputetë që do tu ngelen besnik votuesve opozitarë dhe nuk do ti bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI.

Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të zyrtarizojnë edhe detajet nga këtë zhvillime dhe do të komentojnë veprimin e Alternativës.

Related posts

Vaksinim kundër gripit sezonal nga e premtja, janë blerë 40 mijë vaksina

admin

Prej sivjet komunat do të disponojnë me më shumë para, por do të ketë edhe disiplinë dhe llogaridhënie më të madhe financiare

admin

Aksion policor në Fushë Topanë të Shkupit, arrestohen dy persona

admin