15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Aleanca dhe Alternativa me përkrahje publike për Vetëvendosjen!

Në prag të zgjedhjeve historike që të dielën mbahen në Kosovë, opozita e bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me përkrahje publike për Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti.

“Historia i dërgon popujve shenjat e saj ogurmira. Kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se tash kjo shenjë për shqiptarët e Kosovës. Krejt dhe Drejt shkoni dhe zgjidhni Albinin dhe shkruani historinë e atdheut tuaj kaq të dashur edhe për ne!”, apelon sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.
Përkrahje të fuqishme ka shprehur edhe kryetari i partisë Alternativës, Afrim Gashi, informon Zhurnal.mk.

“Si përfundim, në këtë pjesë mund të themi se Albin Kurti është në këtë pozitë pikërisht për shkak të qëndrueshmërisë së tij dhe mosdorëzimit në kauzën e tij. Ai është shembulli më eklatant i politikanit që e mbron kauzën e vet me besim gati fanatik dhe, madje, edhe pa argumente empirike, por që kjo në fund t’i shpërblehet me sukses. Dhe, fati u buzëqesh atyre që besojnë në kauzën e tyre.
Përveç kësaj, duke e trazuar status quo-në e kënetës moçalike të skenës politike kosovare, ai është imponuar si protagonist i skenës dhe si i pari në dekadën e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Si krijues i fushës së re të politikëbërjes në Kosovë, kur edhe nga ndërkombëtarët është pranuar si partner kredibil, edhe “Kosovën e sovranitetit” e ka në dorë pikërisht ai”, shkruan Ibrahimi në kolumnën e tij të fundit.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com