9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Albin Kurti mbledh qeverinë, pritet të ashpërsohen masat anti-Covid pas rritjes së rasteve dhe viktimave

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet se në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat e qeverisë së tij.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet. Megjithatë, ditëve të fundit, është përfolur se do të merren disa masa të reja Anti Covid, në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve.

Sipas Express, nga ekzekutivi janë takuar gjatë fundjavës me kryetarët e komunave dhe gastronomët, ndërsa është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më datë 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.Këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve derisa të cilët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në ora 14:00.

Vetëm në 24-orëshin e fundit, 680 persona kanë rezultuar pozitiv pas testit me COVID 19, ndërsa, 9 persona kanë ndërruar jetë.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com