13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Albin Kurti flet pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kurti nga një tubim i LVV-së në Podujevë, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pse Kosova nuk është ftuar nga SHBA.
“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët, e këtë e ka sqaruar shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.

Ndryshe, për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka pasur reagime të shumta.Ndërkaq, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishin thënë se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk ka figuruar në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Related posts

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita thotë se mazhoranca ka hyrë në një krizë

admin

Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht

admin

FMN: Rritja e inflacionit në Kosovë do të vazhdojë deri në mesin e vitit 2022

admin