34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Albahari: Raporti i KE-së është turp kombëtar për Serbinë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes së qytetarëve të lirë (PSG) Natan Albahari ka deklasruar sot se raporti i progrsit i Komisionit Evropian për Serbinë është raporti “më i keq” të cilin e ka marrë Serbia.

“Raporti i sivjetshëm i progresit të Serbisë drejt anëtarësimit në BE është përplot regime negative, konstatime, gjykime e vërejtje, dhe si i tillë paraqet raportin më të keq të cilin vendi ynë e ka marrë deri tash. Ky është turp komëbatr dhe poshtërim i Qeverisë e cila gjoja është proevropiane dhe me vite e bind publikun se synon drejt anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka vlerësuar Albahari sipas medieve serbe.

Sipas tij, dështimi i qeverisë së Ana Brnabić për të mos hapur asnjë kapitull të pranimit në vitin e kaluar është vetëm një provë e paaftësisë dhe angazhimit të saj të rremë për të zbatuar seriozisht reformat e nevojshme.

Albahari shton se fjala “shqetësim” përmendet 27 herë në raport, ndërsa në 55 vende thuhet se nuk ka përparim ose është i kufizuar, “gjë që është e papranueshme për një vend që filloi negociatat për anëtarësimin në BE në 2014.”

“Asnjë spin i kësaj qeverie nuk mund të fshehë faktin se ajo është fajtori për dështimin e procesit të integrimit. Në fillim të raportit theksohet qartë se ritmi i përparimit në BE do të varej thelbësisht nga reformat në fushat e sundimit të ligjit dhe përparimin e negociatave me Kosovën. Prej nesh pritet të tregojmë se kemi kapacitet për të miratuar të gjitha aktet ligjore, për të thënë qartë dhe me zë të lartë se vlerat evropiane janë vlerat tona “, tha anëtari i Kryesisë së PSG-së.

Albahari shprehet se pas një raporti të tillë, është e qartë se dështuan në secilën nga këto pika.

Ai shtoi se PSG nuk do të lejojë Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të krijojë një imazh të rremë të Evropës, “as për ta përdorur atë për të ndarë qytetarët e Serbisë për qëllimet e saj politike”.

“Fakti që Bashkimi Evropian nuk i përgjigjet një organizate kriminale si SNS-ja nuk duhet të jetë pengesë për realizimin e dëshirës dhe shpresës se këtu mund dhe duhet të ketë kushte më të mira jetese,” përfundoi Albahari.

Related posts

Ministri i Jashtëm kroat: Është koha që Evropa t’i heqë vizat qytetarëve të Kosovës

NEFAIL EMINI

Ivca Daçiq: Është shumë e vështirë të arrihet një konsensus me Kosovën

NEFAIL EMINI

Evropa ndihmon Malin e Zi për borxhin masiv ndaj Kinës

NEFAIL EMINI

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë do ta vizitojë sot Kosovën

NEFAIL EMINI

Presidentja e Republikës së Kosovës në vizitë zyrtare në Austri

NEFAIL EMINI

Albin Kurti dhe Emmanuel Macron takohen nesër në orën 19:30 në Paris

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More