-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Aksioni i PSD-së para Qeverisë, policia: Nuk na lajmëruan, u lënduan dy zyrtarë të PK-së

Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk kanë qenë të njoftuar në lidhje me aktivitetin që përfaqësuesit e PSD-së kanë mbajtur para qeverisë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Express ka thënë se edhe pse këtij grumbulli të personave iu është bërë e ditur se veprimet e tilla janë të palejuara, ata kanë shpërfillur urdhrat e policisë.

Të njëjtët bëjnë të ditur se si pasojë dy zyrtarë të policisë janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Si pasojë e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com