14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Kronika Maqedoni

Aksion policor në Fushë Topanë të Shkupit, arrestohen dy persona

Shkup, 3 nëntor – Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme Departamenti për kriminalistikë pranë SPB Shkup, ka realizuar aksion për konfiskimin e armëve dhe municionit në Fushë Topanë.

Nga MPB thonë se në këtë aksion janë arrestuar dy persona nga Shkupi, A.J (46) dhe S.J (73), për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas urdhrit të siguruar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.J. ku janë gjetur dhe konfiskuar 6 pushkë gjahu, 3.215 plumba dhe shumë pjesë të ndryshme për armë si dhe një matëse digjitale për matjen e barutit. Gjithashtu sipas zëdhënëses së policisë Suzana Pranjiq, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e babait të A.J. në Rashtak, ku është gjetur një pushkë gjysmë-automatike, një pushkë gjahu dhe shumë pjesë të tjera të armëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se personat në fjalë janë dërguar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngriten padi adekuate.

Related posts

Boçvarski: Ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë “Besa Trans – Shkup”

admin

Gjendet kokainë në oborrin e një shtëpie në Xhepçisht të Tetovës

admin

Kapen dy vjedhës, gjërat e vjedhura i kthehen pronarit

admin