20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Shqipëri

Aksidenti tragjik në Bullgari me shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Rama: S’ka fjalë për tragjedinë, dhimbje e madhe

Shkup, 23 nëntor –Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe, mediat raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërkaq aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Siç raportohet në media shtatë persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në spital.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/437248134437520

Related posts

Detajet/ Si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha, e pëson makina shoqëruese

admin

Dielli – burim i pashfrytëzuar për prodhimin e energjisë

admin

A do vazhdojë qeverisja LSDM-BDI? Izet Mexhiti: PSE JO?

admin