18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kosovë Maqedoni

Aksidenti tragjik në Bullgari, liderët e partive politike në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat

Shkup, 23 nëntor – Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes dhe djegies së një autobusi humbën jetën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë reaguar dhe kryetarët e partive politike në Kosovë, të cilët janë shprehur të tronditur nga ky lajm dhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të lënduarve u kanë dëshiruar shërim të shpejtë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i tronditur dhe i prekur thellësisht nga kjo tragjedi.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.  Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/422223762609693

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se lajmi për humbjen tragjike të 46 personave i ka lënë pa fjale e me dhimbje.

“Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot. Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.  Në këto momente të vështira, u shpreh nugshëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Abdixhiku.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158641039447759

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këto momente  janë pranë familjeve të viktimave.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.  Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.  Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/3202386643219061

Ndaj kësaj tragjedia kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryepralamentari Glauk Konjufca.

Related posts

Policia e Tetovës filloi projekt “Siguri më e madhe e fëmijëve në komunikacion nga shtëpia në shkollë”

admin

Edi Rama uron kryetarin e ri të Prishtinës: Shumë kurioz për impaktin që do të ketë një kryebashiak arkitekt

admin

Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së

admin