33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Aksident në magjistralen Gostivar-Tetovë, lëndohen gjashtë persona

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në magjistralen Gostivar-Tetovë ku janë lënduar gjashtë persona.

“Më datë 04.08.2022 në ora 23:55, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, përballë Sellarcës sl Epërme në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Tam” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi T.K. (56) nga Velesi dhe automjeti “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Banjica Poshtme e Gostivarit.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i veturës F.F. dhe pasagjeri i tij A.Z. nga Banjica e Poshtme, ndërsa shoferi i kamionit dhe pasagjerët e tij O.U., M.A., E.U. dhe A.U., të gjithë nga Jabolçishtja e Velesit, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Me autorizim të prokurorit, një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer hetimin në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Related posts

Konfiskohet mbi një ton materie për prodhimin e drogës me vlerë mbi 50 milionë euro

admin

Gjobiten 194 shoferë në Shkup

admin

200 shoferë të dënuar për ngasje të shpejtë të veturës

admin