1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Ajdari për Zhurnal: Planifikojmë protesta të tjera por kërkojmë mbështetje nga partitë politike

Të premten u zhvilluan protesta masive kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Me iniciativë të organizatorit Bedri Ajdari, dhe me mbështetje të shumë qytetarëve, protesta filloi nga Çairi dhe ishte e qetë derisa përballë u doli policia e shtetit. MPB kishte organizuar dhe vendosur një kordon policor me qëllim që të mos lejonte qytetarët të mbërrijnë para gjykatës për të protestuar, shkruan Zhurnal.

Kjo sjellje e policisë i irritoi tejmase qytetarët të cilët filluan të sulmojnë me gjësende të ndryshme. Në të njejtën mënyrë u përgjigjë edhe policia, duke gjuajtur në mënyrë qyqare gurë ndaj qytetarëve.

Protesta të tilla kanë ndodhur pothuajse në çdo shtet të botës, por në krahasim me vendin tonë, atje policia vetëm mbrohet dhe nuk sulmon.

Organizatori i protestave së fundmi, Bedri Ajdari, në një prononcim për Zhurnal është shprehur se planifikojnë të vazhdojnë edhe më tej me protesta mirëpo për herave tjera kërkojnë gjithashtu dhe mbështetjen e partive politike, cila do qoftë ajo.

Ai kërkon nga partitë politike që të reagojnë aty ku duhet me qëllim që të mos pengohen gjatë protestave sepse në të kundërtën përsëri mund të eskalojë situata siç ndodhi të premten në mesditë.

“Duhet të vazhdojmë me protesta por duhet të organizohemi më mirë dhe duhet t’i nxitim edhe partitë politike cila do që ka mundësi të ndihmojë në krijimin e kushteve që të mos na pengojnë në rrugë. Kërkojmë të ngrejnë zërin dhe të jenë bashkë me neve edhe në protesta por edhe të ndikojnë se pse na bëhen këto padrejtësi”, u shpreh Ajdari për Zhurnal.

Ajdari thotë se protestat ishin të paraqitura si të qeta dhe paqësore, mirëpo provokimi i policisë me bllokim, irritoi masën dhe shkaktoi trazira.

“Bllokimet ishin të qëllimshme. Pastaj nuk është interesant se çfarë ndodhë. Ato e dinë se nëse bllokohet rruga, masa do të irritohet dhe vjen deri te eskalimi. Lajmërimi ynë ishte për protesta paqësore, të rregullta, dhe gjithçka shkoi mbarë e mirë por kur e bllokuan rrugën pastaj eskaloi situata”, thotë ai.

Lidhur me paralajmërimet e të akuzuarit Fejzi Aziri se ka dëshmi të vërteta se kush është fajtori dhe porositësi i rastit “Monstra”, Ajdari u bën thirrje prokurorëve që ta vizitojnë atë në burg dhe të shohim se çfarë mesazhi ka ai për opinionin.

“Më mirë të presim, ose le ta vizitojnë prokurorët atë në burg të shohim se çfarë don t’iu tregojë, a ka argumente për padrejtësi për mos përfillje të argumenteve apo çfarë ka në dispozicion. Nëse nuk e vizitojnë, sigurisht që do të biem në kontakt dhe do ta njoftojmë opinionin se çfarë ka dashur të thotë”, ka deklaruar Ajdari.

Ndryshe në protestat e fundit për rastin “Monstra” dhe shumë raste tjera të montuara politike, ku viktima janë kryesisht shqiptarë, u arrestuan rreth 8 persona, ndërsa u lënduan 11 zyrtarë policorë. U ndaluan dhe shumë gazetarë.

Në këto protesta morën pjesë dhe disa zyrtarë politik kryesisht nga opozita shqiptare, mirëpo askund nuk shihen të marin pjesë zyrtarë politik nga Bashkimi Demokratik për Integrim.//Zhurnal.mk

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com