34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Ahmeti priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në vend Duxhak

Shkup, 22 korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka zhvilluar një takim me koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj.Rosana Duxhak.

Në takimin e sotëm të z. Ahmeti me znj. Rosana Duxhak u këmbyen informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhe trupave të OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti me këtë rast ka informuar znj. Duxhak edhe rreth agjendës së gjelbër të cilën tashmë e ka shpalosur Bashkimi Demokratik për Integrim, agjend kjo e cila është bërë një nga shtyllat e partisë së tij. Ai gjithashtu i ka thënë znj. Duxhak se pas realizimit të projekteve të mëdha si barazia etnike, anëtarësimi i vendit në NATO dhe marrja sa më parë e dritës jeshile për fillim të negociatave me BE-në, ka bërë që BDI të punojë dhe angazhohet fuqishëm për ambient të pastër jetësor, për drejtësi mjedisore dhe për jetë cilësore.

Kryetari Ahmeti dhe znj. Duxhak gjithashtu kanë shkëmbyer mendime edhe rreth statusit të Ohrit në UNESKO. Me këtë rast Ahmeti i ka thënë znj. Duxhak se çështja e Ohrit është çështje e prioritetit kulmor për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që shteti tashmë janë miratuar zgjidhje efektive ligjore me qëllim mbrojtjen e tij dhe mekanizma për zbatimin e tyre.

Duxhak nga ana e saj përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duke theksuar se vendi, në momentet më të rëndësishme ka treguar marrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janë në fokus të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht dhe të OKB-së.

Ahmeti dhe Duxhak diskutuan edhe për zgjedhjet e radhës lokale sinedhe për strategjinë kombëtare për zhvillim 2021-2041.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim me agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të gjitha fushat në të cilat mund të ndihmojë dhe të kyçen në përballimin e çështjeve të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More