23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Agjencitë perëndimore: Shërbimi sekret rus helmoi Navalny

Agjencitë perëndimore të sigurisë kanë arritur në përfundimin se lideri rus i opozitës Alexei Navalny u helmua nga shërbimi sekret rus (FSB), duke drejtuar në këtë mënyrë gishtin nga Kremlini për sulmin.

Sipas The Guardian, lajmi u është komunikuar Londrës, Berlinit dhe Parisit. Ata gjithashtu mbështesin vendimin e Britanisë dhe BE-së për ti vendosur sanksione shefit të FSB, Alexander Bortnikov.

Udhëheqësit europianë kanë akuzuar vazhdimisht shtetin rus si përgjegjës për helmimin e Navalny në gusht. Burimet perëndimore të sigurisë, megjithatë, janë të sigurt për akuzën ndaj FSB-në, thanë se është e vështirë të vërtetohet.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje duke dhënë madje edhe shpjegime të ndryshme për sëmundjen e Navalny, përfshirë edhe pretendimin se ai helmoi veten.

Navalny u ndje keq në 20 gusht gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë.

Më pas ai u dërgua në Berlin tre ditë më vonë. Lideri i opozitës e ka akuzuar Putinin si personin i cili fshihet pas helmimit të tij.

Në një intervistë të fundit ai tha se vetëm dy agjenci ruse mund ta kenë helmuar- FSB e Bortnikov ose shërbimi i inteligjencës së huaj SVR, i drejtuar nga Sergei Naryshkin.

Related posts

Izraeli synon t’i zvogëlojë 85% të emetimeve të karbonit

Admin

OKB: Numri i viktimave civile në Afganistan është në rritje

Admin

Presidenti shkarkon kryeministrin e Tunizisë pas protestave

Admin

Autoritetet afgane vendosin orë policore

Admin

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

Admin

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More