12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Agjencia Evropiane e Ilaçeve: S’ka tregues se vaksina e AstraZeneca-s ka shkaktuar efektet negative

Komisioni i ekspertëve i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve ka thënë se deri më tani nuk ka tregues se vaksina ka shkaktuar efekte negative te personat e vaksinuar, përfshirë mpiksjen e gjakut.

“Ne së pari duhet t’i kemi faktet, nuk mund të arrijmë në një përfundim derisa të mos mbarojmë një analizë të plotë shkencore. Për momentin, nuk ka ndonjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte. Ato nuk janë shfaqur në testimet klinike dhe nuk janë futur në listë si efekte anësore të njohura ose të pritura të kësaj vaksine”, tha shefja e kësaj agjencie, Emer Cooke.

“Në testimet klinike, edhe njerëzit e vaksinuar, edhe ata që kanë marrë vaksinë të rreme kanë shfaqur numër shumë të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut. Numri i rasteve tromboembolike në përgjithësi i personave të vaksinuar nuk duket të jetë më i lartë sesa që shihet në popullsinë e përgjithshme”, shtoi ajo.

Sipas saj, mijëra njerëz kanë mpiksje gjaku çdo vit në Bashkimin Evropian për arsye të ndryshme dhe se komisioni i ekspertëve është duke vlerësuar nëse vaksina ka mundur t’i ketë shkaktuar efektet negative apo nëse ato kanë ndodhur për shkaqe të tjera, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Cooke shtoi se Agjencia Evropiane e Ilaçeve mbetet thellësisht e bindur se përfitimet e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” ua marrin anën rreziqeve që mund të vijnë nga efektet anësore.

Ndryshe, disa shtete të mëdha të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Suedinë, e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksfordit pas paraqitjes së disa rasteve të mpiksjes së gjakut. Sidoqoftë, prodhuesi dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë thirrje që vaksinimi të vazhdojë, sepse nuk ka dëshmi që efektet negative kanë lidhje me këtë vaksinë.

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com