18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Afrim Gashi i ka kërkuar Zaevit dy ministri?

Shkup, 16 nëntor –Një zyrtar i lartë partiak nga Alternativa ka bërë të ditur për TV 24 se Gashi në një bisedë telefonike ka njoftuar Zoran Zaevin se para se të ulet në tavolinë me të, do të takohet me partnerët e tij në koalicion Ziadin Sela dhe Hristijan Mickoski, për t’i informuar në lidhje me ftesën e kryeminmistrit që t’i bashkohen Qeverisë.

Sipas të njëjtit zyrtar, Alternativa është në pritje të ofertës konkrete nga Zaev – e cila nuk duhet të ketë më pak se dy poste ministrore, plus zëvendës, plus drejtor. Dhe javën e ardhshme, autoritetet partiake do të duhet të vendosin nëse oferta e tyre është e pranueshme.

Derisa Gashi është duke analizuar, dhe Kuvendi aktualisht është pa shumicë, Zaev është duke e formuar kabinetin e ri qeveritar. Po postet ministrore të kujt po tunden?

TV 24 tashmë ka njoftuar se do të ketë më së shumti ndryshime të 7 ministrave, dhe disa nga zyrtarët partiakë të LSDM-së dhe anëtarët e organeve më të larta partiake presin që në mesin e tyre sigurisht të jenë nënkryetarët, por edhe sekretari i përgjithshëm, edhe ministra, veprimet e të cilëve sipas të njëjtëve zyrtarë kanë kontribuar në humbjen e LSDM-së në zgjedhjet lokale.

Sipas të njëjtave burime, debati për humbjen zgjedhore të partiakëve të Zaevit pritet të vazhdojë në Bihaqka, sepse thonë se shtyrja e dorëheqjes së Zaevit nuk do të thotë se ka përfunduar debati për përgjegjësi brenda partisë.

Related posts

VMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të zhvasin biznesmenë

admin

Përpos TMRO-së, edhe LSDM ka parashtruar gjashtë ankesa në KSHZ

admin

ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

admin