24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Afrim Gashi: Apasiev u tërhoq, katër deputetët e Alternativës do të votojnë për rrëzimin e qeverisë

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, k njoftuar opinionin se katër deputetët e kësaj partie nesër do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë. “Për ne kishte një pengesë substanciale, tani Apasiev e ka tërhequr nënshkrimin dhe katër deputetët tanë do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë. E dëgjuam zërin e opinioni aktivistëve dhe e sollëm këtë vendim”, deklaroi Gashi, shkruan Zhurnal.

Ai tha se me këtë mbyllet një faz, kurse pastaj për formimin e qeverisë së re do të zhvillohen negociata plotësuese.

“Ajo që mud të garantoj është se Alternatva nuk do të jetë pjesë e një qeverie e cila nuk e deklaron qartë kursin e saj euroatlantik”, theksoi Gashi.

Ai vlerësoi se për momentin nuk është mirë të ketë zgjedhje të shpejta të parakohshme, sepse vendi përballet me krizë energjetike, si dhe me mundësi për të hapur negociata me BE-në.

Related posts

MSH: Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”

admin

Pendarovski – Miçel: Vazhdon përkrahja e IDN-së për demokratizimin e vendit

admin

Osmani: Vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

admin