24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

AFP: Fatkeqësia e sotme, fatkeqësia më e madhe autobusi në dhjetë vitet e fundit në Evropë

Shkup, 23 nëntor – Tragjedia e sotme e autobusit në Bullgari, me çrast humbën jetën 46 persona, është tragjedia më e madhe autobusi në Evrpë në dhjetë vitet e fundit, raporton Agjencia Frans Pres (AFP). Më poshtë kjo agjenci sjell edhe disa nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur rrugëve të Evropës nga viti 2011 e këndej, transmeton Zhurnal.

2021: Katastrofa në Bullgari

Së paku 46 persona humbën jetën duke përfshirë edhe 12 të moshës së mitur, në tragjedinë e autobusit që udhëtonte nga Stambolli drej Shkupit.

• 2019: Portugli dhe Rusi

Portugali: 29 turistë gjermanë humbën jetën, ur një autobus doli nga rruga në ishullin Maderia më 18 prill.

Rusi: Një autobus ra nga ura në lumen e ngrirë në Sibir më 1 dhjetor, me çrast humbën jetën 19 persona.

• 2018: Turqi dhe Bullgari

Turqi: 17 migrantë, që transportoheshin ilegalisht në Turqi humbën jetën, kurse 36 të tjerë u lënduan, kur autobusi u përfshi nga flakët pas goditjes në një shtyllë. Aksidenti ndodhi më 29 mars afër qytetit Kars. Shumica e tyre ishin iranianë, afganë dhe pakistanz.

Bullgari: Njëzet persona humbën jetë pasi autobusi i tyre u rrokullis në very të Sofjes më 25 gusht.

• 2017: Tri tragjedi të mëdha

Gjermani: 18 turistë të moshuar nga Saksonia humbën jetën, kur autobusi turistik u dogj pas përplasjes me një kamion në Bavari më 3 korrik.

Itali: 16 prsona- kryesisht tinejxherë që ktheheshin nga esukursioni në Francë, humbën jetëm më 21 janar afër Veronës.

Rusi: 16 persona humbën jetën, në tragjedi autobusi në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

• 2015: Tragjedi e madhe me 43 viktima

Francë: Në tragjedinë më të madhe rrgore në Francë në tridhjetë vitet e fundit humbën jetën 43 persona, kur një autobus ku udhëtonin pensionistë, u përplas me një kamion dhe u dogj. Tragjedia ndodhi afër qytetit Pjusegen më 23 tetor.

• 2014: Ekslodim  cisternës në Turqi

Turqi: Nnë cisternë që transportonte LPG u rrokullis dhe eksplodoi në magjistrale më 22 korrik, me ç’rast humbën jetën 26 persona pasi dy autobusë që ishin duke kaluar u përfshinë nga flakët.

Edhe 22 persona humbën jetë në një aksident tjetër të Turqinë Qendrore që ndodhi më 23 janar, kur autobusi i tyre u rrokullis në rrugën e ngrirë gjatë natës.

• 2012: Zvicër

Zvicr: 28 persona, duke përfshirë 22 fëmijë, humbën jetën në një tragjedi në Sier në Zvcrrën Jugore, duke u kthyer nga pushimet në Belgjikë më 13 mars.

• 2011: Turqi

Turqi: 25 persona, kryesisht nxënës, humbën jetën kur më 21 dhjetor një kamion i ngarkuar me tulla, u përplas me autobusin afër fshatt Salat në provincën juglindore Diarbakir. /AFP

Related posts

Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim për gjendjen me Kovid-19

admin

Sot afati i fundit nga opozita për kryeministrin Zaev të jep dorëheqje, nëse jo, do të votohet mosbesim

admin

OBRM-PDUKM: Zaev ta mbajë fjalën për dorëheqje

admin