15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

Afganistani mori dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja tha se dërgesa me 468,000 doza është pjesa e parë e afro 3 milionë dozave në total, që pritet t’i jepen falas Afganistanit.

Sipas OBSH-së, vaksinat e para për këtë vend u siguruan nga Instituti Serum i AstraZeneca-s, me seli në Mumbai të Indisë.

Zyrtarët afganë të shëndetësisë thanë se programi COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim, do të sigurojë vaksina për të mbuluar 20 për qind të popullatës 38-milionëshe të Afganistanit.

“Ne duhet t’i përshpejtojmë përpjekjet tona për të siguruar që të gjithë afganët e kualifikuar, vaksinohen dhe mbrohen nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusit]”, tha ushtruesi i detyrës së ministrit afgan të Shëndetësisë, Wahid Majroh.

Vaksinimi në Afganistan nisi në fund të shkurtit, me një donacion të vaksinave nga India.

Përfaqësues të COVAX-it thanë se Afganistani është vendi i parë në rajon që merr vaksina nga ky program.

Afganistani besohet të jetë goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit të kaluar, por testimi i kufizuar dhe kujdesi i dobët shëndetësor i kanë kufizuar kapacitetet e vendit për të ndjekur virusin.

Zyrtarisht, Afganistani ka regjistruar vetëm 55,600 raste me koronavirus dhe rreth 2,430 vdekje.

Por, një sondazh i Ministrisë së Shëndetësisë, i realizuar në gusht të vitit të kaluar, ka vlerësuar se deri në 10 milionë njerëz – gati një e treta e popullsisë – mund të jenë infektuar me koronavirus.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com