14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

AETM: Mbi 100 të paraqitur për shpërblimet për e-tregëti, afati për paraqitje skadon të mërkurën

Shkup, 10 janar – Të mërkurën, më 12 janar, skadon afati për paraqitje për pjesëmarrje në shpërblimet e para për e-tregti “Ecommerce Awards” që i organizon Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë – AETM.

Qëllimi i formimit të çmimeve është të njihet puna e suksesshme e e-tregtarëve maqedonas dhe të inkurajohen sa më shumë kompani që të angazhohen në tregtinë elektronike dhe ta avancojnë punën e tyre.

Nga Asociacioni për e-tregti thotë se edhe pse paraqitja është e hapur vetëm për disa ditë, deri më tani ka interesim të madh nga e-tregtarët dhe në faqen zyrtare të konkursit ka pranuar një numër të madh të aplikacioneve nga e-tregtarët e vendit,

Sipas Nina Angelovska, kryetare e AETM-së, e-tregtia gjatë pandemisë nuk ishte një zgjedhje, por një domosdoshmëri – qytetarët duhej t’i forconin aftësitë e tyre dixhitale përballë kufizimeve të trafikut në mënyrë që të kenë qasje të sigurt në produktet dhe shërbimet, dhe kompanitë duhet të përshtaten për të kompensuar rënien në vendndodhje fizike, për të arritur klientë të rinj dhe për të ruajtur biznesin e tyre.

E-tregtarët më të mirë do të zgjidhen në 18 kategori të ndara në tre seksione: Kampionët në tregtinë elektronike, Tregtarët elektronikë më të mirë në aspekte të zgjedhura të shitjeve onlajn dhe E-dyqanet më të mira sipas sektorëve. Midis kategorive janë: “E-dyqan më i njohur”, “E-dyqan i vitit për veshje dhe këpucë”, “E-dyqan i vitit për teknikë të bardhë dhe elektronikë”, “Aplikacion mobil për blerje onlajn të vitit” etj, ndërsa çmimi kryesor është rezervuar për kategorinë “E-tregtar i vitit”.

Pas shpalljes së e-tregtarëve të nominuar do të pasohet nga votimi publik i cili do të zgjasë deri më 10 shkurt, si dhe votimi nga një juri e përbërë nga ekspertët.

Iniciativa “E-commerce Awards” mbështetet nga Maksterkard si partner gjeneral dhe nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ si mbështetës kryesor.

Related posts

Shpenzimet minimale për një familje në tetor janë rritur për 200 denarë

admin

Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me kompanitë me prodhim teknologjik-avancues

admin

Për një vit çmimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind

admin