18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Abuzuan me qytetarin, inspektorët e AKU-së Fier i çojmë në prokurori”, Manja: Gjobëvënësit me maskën e shtetit do përballen me drejtësinë! Denonconi, na vini në provë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pohoi se do të vihen para ligjit të gjithë ata inspektorë në terren që nuk zbatojnë ligjin.

Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari në Fier, Manja tha se raste të tilla nuk do të lejohen, ndërsa iu bëri thirrje atyre që mos të bien pre e kërcënimeve të inspektorëve që kërkojnë lekë.

“Procesi anti-korrupsion do të jetë transparent dhe tolerancë zero për këdo që do të na dalë përpara. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë , na kanë në krah sepse nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes zgjatet edhe litari. Një qytetar është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit. Sot gjobëvënësit me maskën e shtetit , por që nuk e përfaqësojnë shtetit do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do të vendoset kallëzim edhe për drejtuesit e tyre. Është shoqëruar dhe me pamje filmike dhe inspektorët janë me emër dhe mbiemër. Uroj që Prokuroria të vendoset në lëvizje”, tha Manja.

Related posts

Në Tiranë makina përplaset me motorin

admin

Rama publikon pamjen e re të DPSHTRR në Laç: 111 mijë shërbime në vit për 55 mijë drejtues mjetesh

admin

Yuri Kim: Do ketë të tjerë Non-Grata! Besoj se do të ketë

admin