14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Abgellovska-Bezhoska: Sektori fintek do të sjellë konkurrencë më të madhe, shërbime të reja dhe më të lira financiare

Shkup, 8 janar – Zhvillimi i sektorit fintek do të kontribuojë për rritjen e konkurrencës, që nga ana e vet do të sjellë qasje më të madhe dhe më të lehtë për qytetarët drejt llojeve të reja të shërbimeve financiare, por edhe drejt shërbimeve më të lira financiare. Banka popullore po ndërmerr disa aktivitete për krijimin e ambientit në të cilin do të zhvillohet sektori fintek, mes të cilave edhe përpunimi i platformës për bashkëpunim me komunitetin afarist inovativ – Porta për inovacione, strategjia e parë nacionale fintek dhe kornizë rregullative adekuate, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Në deklaratë për TVM, Angellovska-Bezhoska thekson se Banka qendrore po ndërmerr disa aktivitete.

“Para disa viteve e hapëm Portën për inovacione, platformë për komunikim mes Bankës popullore, komunitetit inovativ afarist dhe organeve të tjera të lidhura rregullatore. Qëllimi është të gjitha kompanitë të cilat kanë për qëllim të vendosin lloje të reja të prodhimeve financiare në tregun vendor, të mund të kenë qasje në mënyrë të thjeshtë dhe t’i marrin të gjitha informatat e nevojshme në pjesën e rregullativës. Ky kanal për komunikim nuk është i dobishëm vetëm për kompanitë, por edhe për ne, si bankë qendrore, sepse na mundëson t’i ndjekim trendet më të reja në industrinë financiare, t’i shohim pengesat rregullative për nxitje të inovacioneve dhe të inicojmë ndryshime adekuate ligjore”, thekson guvernatorja.

Angellovska-Bezhoska thekson se tek kompanitë ka interes të madh për sektorin fintek. Sipas anketës së Bankës popullore të bërë mes bankave, institucionet financiare dhe trupat e tjerë rregullatorë, rreth 90 për qind e të anketuarve janë të vetëdijshëm për përfitimet e shumta nga digjitalizimi në financa, përderisa rreth 70 për qind e institucioneve tashmë investojnë në digjitalizim dhe në ndryshim të mënyrës në të cilën funksionojnë shërbimet financiare.

Si pengesa kryesore për zhvillim të sektorit fintek, sipas të anketuarve, janë tregu i vogël dhe korniza rregullative. Në pjesën e kornizës rregullative ceken tre segmente, ato janë rregullativa në pjesën e mbrojtjes së të dhënave publike, rregullativa për parandalim të larjes së parave dhe rregullativa e cila i rregullon sistemin pagesor dhe shërbimet e pagesës. 

Related posts

Rexhepi: Nuk do të jem pjesë e një Qeverie kundër BE-së dhe kundër Kosovës

admin

Dy aeroplanët ende nuk janë nisur nga Sofja drejt Shkupit, shkak moti i keq

admin

Rritet numri i turistëve të huaj në tetor

admin