DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Abazoviqi nuk lëshon pe në mbështetje të mandatarit Krivokapiq

Lideri i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka porositur se Mali i Zi nuk ka më kohë për të humbur, dhe se pret formimin e shpejtë të qeverisë në dobi të qytetarëve.

Ai në profilin e tij në Twitter ka shkruar se është mirë qe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka ftuar bartësit e listës të cilët kanë fituar në zgjedhje për konsultime për formimin e Qeverisë.

“Mali Zi është në krizë të rëndë ekonomike dhe shëndetësore dhe nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj në formimin e shpejtë të qeverisë në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Abazoviq mbrëmë vonë.

Ai, sipas informatave të gazetës “Vijesti” ka biseduar me liderët e Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiq e Milan Knezheviq për formimin e qeverisë së re.

Sipas gazetës, ata janë përpjekut t’i kapërcejnë dallimet rreth asaj se si duhet të jetë qeveria e parë të cilën nuk e formon mandatari nga Partia demokratike e socialistëve (e Gjukanoviqit).

Abazoviqi, sipas burimit të “Vijesti”-t , ka mbetur në pozitat e tij në mbështetje të fuqishme mandatarit Zdravko Krivokapiq, ndërsa funksionerët e FD-së kanë shfaqur dyshime të mëdha në aftësitë e Krivokapiqit dhe ekipit të tij që të formojnë listën e ministrave të qeverisë së re.

Gjukanoviq dje u ka bërë ftesë për konsultime për mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, bartësve të listës së koalicioneve “Për të ardhmen e Malit të Zi” Zdravko Krivokapiq, “Paqja është kombi ynë” Aleksa Beçiq dhe “E bardhë në të zezë” Dritan Abazoviqit, të cilat pas mbledhjes konstitutive të mbajtur më 23 shtator 2020 kanë paraqitur propozimin për mandatar, të nënshkruar nga 41 deputetë.

Termini për konsultime është paraparë për të enjetne, më 8 tetor në ora 11 – është bërë e ditur nga kabineti i Gjukanoviqit.

“Pas konsultimeve, presidenti propozimin, në harmoni me Kushtetutën, do t’ia paraqesë Kuvendit të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Shumica e re parlamentare në mbledhjen konstituive të Parlamentit ka zgjedhur Zdravko Krivokapiqin kandidat të saj për mandatar.

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More