24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Abazi: Drejtësia e udhëhequr nga LSDM dhe BDI për dikë nënë, për dikë njerkë

Shkup, 16 nëntor – Bujare Abazi, nënkryetare e Aleancës për Shqiptarët në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë ka thënë se drejtësia e kontrolluar nga “regjimi hibrid i BDI-së dhe LSDM-së për dikë është nënë, për dikë njerkë”, duke reaguar në postimin e mbrëmshëm të ministrit Bojan Mariçiq se pret vendim të drejtë të gjykatave lidhur me rastin ku Gjykata Themelore në Ohër ka sjell aktvendim me të cilën shoferi që shkaktoi aksident vitin e kaluar në gusht në rrugën Ohër- Peshtan ku jetën humbën dy persona, ndërsa tre veta morën lëndime të rënda, mori dënim me kusht vetëm prej katër vitesh dhe gjobë prej rreth 3.000 euro.

“Jemi dëshmitarë të dy aktvendimeve gjyqësore në rastin e Zoran Kiçeecit kur në rrugën Kërçovë- Ohër shkaktoi aksident ku kishim një viktimë dhe më shumë të lënduar dhe organet gjyqësore e dënuan me gjashtë muaj burg. Në rastin tjetër, kemi pasur aksident komunikacioni në Ohër ku dy persona vdiqën nga fajtori, ndërsa ai merr aktvendim gjyqësor dënim me kusht”, ka thënë Abazi.

Gjendemi para Ministrisë së Drejtësisë, tha ajo, ta pyesim ministrin e Drejtësisë pse për rastin e dytë në Fejsbuk shkroi se dënimi është i vogël dhe duhet të korrigjohet nga instancat më të larta, derisa në rastin e parë nuk kishte asnjë reagim nga ana e tij.

“Pyesim nëse jeta e një të riu nga Gostivari është i vlefshëm ose jo për të. Doemos të konstatoj se jeta e qytetarëve të thjeshtë nuk ka vlerë, derisa për persona siç është Zoran Kiçeec janë të mbrojtur nga sistemi i drejtësisë dhe nga vetë qeveria”, tha Abazi.

Në pyetjen nëse presin që Alternativa të hyjë në shumicën qeveritare dhe për koment mbi takimin e kryeministrit Zoran Zaerv dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, Abazi ka thënë se është me rëndësi fokusi i tyre të vihet sot në këto aktvendime gjyqësore, jo në raste tjera.

Related posts

Çfarë shkruajnë mediat bullgare për zgjedhjet lokale në Maqedoni dhe dorëheqjen e Zaev?

admin

Hoxha: Nëse nuk bie kjo qeveri ne shkojmë në opozitë

admin

Pajtim,Thaçi, djali i Menduh Thaçit heq dorë nga detyra e këshilltarit komunal

admin