30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

AAK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pjesë e koalicionit qeveritar i kërkon Qeverisë të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë.

Përmes një njoftimi për median pas mbledhjes urgjente te kryesise AAK kërkon mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës – për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

Deklarata e Plote

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.-

AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së!

Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj.-

AAK kërkon: 1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara.

Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese-

AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?

Reagimi vjen pasi sot, 5 nentor Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Related posts

Borell: Disa muaj më parë kishte një propozim për shkëmbim territoresh

admin

Kërcënohen me vrasje Dritan Abazoviq dhe familja e tij

admin

3003 viktima nga COVID në Greqi, rritja e vdekjeve prej mungesës së shtretërve

admin