2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

A mund të zgjerohet shumica aktuale parlamentare?!

Krerët e opozitares VMRO-DPMNE kanë deklaruar se janë shumë afër formimit të një shumice të re parlamentare. Madje nga tabori i Mickoskit duke liferuar me numra deputetësh kanë theksuar se u mungon edhe një ose dy deputet për ta realizuar këtë synim. Ndërkohë nga kampi i partisë më të madhe në pushtet LSDM-së së Zoran Zaevit këto pohime të opozitares VMRO-DPMNE i kanë cilësuar si ëndërra, shkruan Zhurnal.mk

“Mickoski mund vetëm të ëndërrojë për një shumicë të re parlamentare”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Por, sa në të vërtet ekziston mundësia për një shumicë të re parlamentare. Ish-deputeti Zudi Xhelili vlerëson se edhe pse shumica aktuale parlamentare është e brishtë, opozitarja VMRO-DPMNE e ka të vështirë të bëjë një shumicë tjetër. “Kjo shumicë parlamentare është e brishtë, pak lëvizje të bëhen nga njëra anë, apo nga ana tjetër dhe krijohen probleme, bjie Qeveria. Shumica parlamentare prej 61- 62 deputetësh nuk mund të siguroj punë të suksesëshme të Kuvendit, gjithmon krijohen situata ku mungon forumi. Prandaj shpesh flitet se do të ndodhë zgjerim i shumicës për tu lehtësuar rruga e euro- integrimeve, për tu miratuar ligjet qe janë në pritje etj”, deklaroi ish-deputeti Zudi Xhelili për Zhurnal.

Këtë situatë me numrat e brishtë në parlament, sipas Xhelili po e shfrytëzon opozitarja VMRO-DPMNE për politika ditore dhe për këtë arsye liferohen edhe lajme se mund të krijohet shumicë e re parlamentare. “Asgjë nuk dihet, lëvizje ka pasur dhe do të ketë gjithmon, edhe nga njëra, edhe nga tjetra palë, pra edhe nga pushteti edhe nga opozita”, nënvizon Xhelili.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com