Shkup, 15 nëntor – Një nga pyetjet e gazetarëve për deputetin Kastriot Rexhepi ishte se a do të kalojë në BDI, pasi nuk votoi për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Nuk kam kaluar në BDI, sepse jam deputet i Lëvizjes Besa”, tha Rexhepi, transmeton Zhurnal.
Rexhepi tha se ende nuk ka marë njoftim zyrtar që është përjashtuar nga partia, por bëri apel te bashkëpartiakët e tij që të diskutohet në organet partiake, e jot ë bëhet “shou”.
Rexhepi rikujtoi se ai është shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Besa, por edhe nënkryetar i partisë.
“As nga shërbimet e Kuvendit nuk kam marë informacion se jam përjashtuar nga Lëvizja Besa. Nuk është koha për përplasje, por t’i japim gjasë procesit”, tha Rexhepi.