20.9 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

A do të hyjë në agjendë këtë muaj liberalizimi i vizave për Kosovën?

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të hënën në Berlin një takim me Sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer.

Haradinaj ka falënderuar sekretarin Mayer për mbështetjen e shtetit gjerman karshi Kosovës.

“Në takim me Sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer, shpreha falënderimin e Kosovës ndaj shtetit gjerman dhe ministrit federal, Horst Seehofer, për ndihmën e pandërprerë dhe bashkëpunimin për forcimin e pozicionit të Kosovës drejt epilogut pozitiv për lëvizje të lirë në BE”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë kosovare ka theksuar se Kosova ka pritje të larta nga presidenca e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Theksova që Kosova ka pritje të larta nga Presidenca gjermane që agjenda e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në agjendë këtë muaj. Mayer gjithashtu e informova që Kosova tashmë ka filluar punën edhe me Francën dhe Holandën që sipas modelit gjerman të bashkëpunimit në nivel ekspertësh, të përmbyllim këtë proces pozitivisht”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Haradinaj ka theksuar se nga Mayer ka marrë mbështetjen për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave.

“Nga Mayer u sigurova që Ministria Federale e Punëve të Brendshme do të mbështesë më tej Kosovën duke ndarë eksperiencën e tyre pozitive të bashkëpunimit me Kosovën edhe me shtetet skeptike, në mënyrë që të përmbyllet me sukses vendimmarrja e liberalizimit të vizave. Sekretari Mayer shprehu mirënjohjen për progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve dhe se Gjermania do të jetë gjithnjë një shtet partner dhe mik për vendin tonë”, ka përfunduar Haradinaj Stublla.

Related posts

BE-ja ende pa afate për dërgesën e vaksinave në Ballkan

admin

Albright: Është tragjedi që Bullgaria për shkaqe të brendshme e bllokon Maqedoninë e Veriut

admin

Prishtinë / Institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja Anti-Covid

admin