1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

79-vjetori i Konferencës së Pezës, Veliaj jep mesazhin: “Kjo ditë përkon me votimin e qeverisë së re, si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve njësoj”

Sot Tirana përkujtoi 79 vjetorin e Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pezë, ditë kjo që përkon edhe me votimin e qeverisë së re në Parlamentin Shqiptar.

Veliaj tha: “Është dita kur po formohet qeveria e re, e të majtëve, e të djathtëve. Qeveria jonë, si një besëlidhje e re, qeveria e tretë e Edi Ramës si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim feje, krahine, pa dallim ideje ashtu siç e kërkon Konferenca e Pezës. Jam ndjerë shumë krenar me ngjarjet e fundit ku qeveria jonë hapi dyert e Shqipërisë për të mirëpritur popullin afgan. Dhe në kulmin e luftës këtu në Pezë ne kemi mirëpritur hebrenjtë, ishin 200 përpara lufte, ishin 2000 pas lufte. Jo vetëm u kujdesëm për lirinë tonë, por u kujdesëm edhe për lirinë e të tjerëve”.

Teksa rikujtoi që vitin tjetër Tirana do mirëpresë të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, kryebashkiaku u shpreh se, – “Më vjen mirë gjithashtu që Ursula Von der Leyen, presidentja e Këshillit Evropian deklaroi që gjithë viti tjetër do të jetë viti Evropian i rinisë. Nuk mund të kemi një rini të shëndoshë nëse nuk kthehemi pas për të kuptuar ku i kemi rrënjët.”

Gjatë ceremonisë, u vendosën kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë.

Related posts

Basha sulmon Berishën: S’ka fuqi të mbledh organet, nuk lejoj bunkerizim në PD

Admin

Një pemë në Parkun “Europa” në përkujtim të Rozmari Jorganxhi, Veliaj: Tirana di t’i nderoje figurat e saj

Admin

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Egjipt, pritet nga homologu Madbouly, publikon pamjet e ceremonisë së pritjes në aeroport

Admin

Plagosen 2 persona pasi makina del nga rruga në Belsh

Admin

Tiranë, mungesa e ilaçeve, një sfidë më tepër për familjet e fëmijëve me leuçemi

Admin

Arrestohen dy persona në Gjirokastër, drejtonin mjetin pa patentë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com