30 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

71 raste vetëvrasjesh të pacientëve me Covid në Itali

Teksa në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të vetëvrasjeve në spitalet COVID, ku pacientë me koronavirus i japin fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia, raste të ngjashme janë shënuar dhe në shtetin fqinj, Itali.

Sipas të përditshmes ‘La Republica’, që nga muaj mars, kohë në të cilën shpërtheu pandemia në Itali, janë regjistruar 71 raste të vetëvrasjeve të pacientëve me këtë virus, deri në shtator. Po ashtu ka pasur dhe 46 tentativa për të vrarë veten.

Ngjarjet e fundit në vendin tonë kanë shkaktuar debate të mëdha për protokollin e ndjekur nëpër spitalet COVID, ku sipas kritikëve, në këto institucione shëndetësore, pacientëve duhet t’ju ofrohet dhe trajtim psikologjik, me psikologë. Kujtojmë se në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të vetëvrasjeve në spitalet COVID, ku ngjarja e fundit u shënua dje.

Related posts

Donald Trump në krizë financiare? Shet hotelin në Washington për 375 milionë dollarë

admin

Rusia rrit intensitetin e sulmeve në Donbas, ndërsa presidenti polak vazhdon vizitën në Kiev

admin

Rusia hedh poshtë akuzat për rrezikimin e astronautëve në ISS

admin