15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Meta uron homologun Steinmeier

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier me rastin e jubileut të rëndësishëm të 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Teksa e falenderon për qasjen strategjike të Gjermanisë në raport me zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, Meta e siguron se do të vazhdojë me nxitjen e aktorëve institucionalë të vendit për vijimin e reformave dhe plotësimin e kushteve.

Gjermania kujton të shtunën 30-vjetorin e bashkimit dhe dhënien fund të ndarjes me dy shtete.

Për shkak të pandemisë së Coronës festimet zhvillohen shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar.

30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman një detyrë të së ardhmes.

Më lejoni që me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik gjerman.

Në këtë jubile të rëndësishëm të 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve tona, si dhe ndjenjat e thella të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e Gjermanisë mike është mirëpritur nga mbarë populli shqiptar.

Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Bashkë me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.“, thuhet në urimin.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More