Në 24 orët e fundit është shënuar rënie e numrit të pacientëve me Kovid në Maqedoninë e Veriut, por rekord sa I përket numrit të viktimave që nga paraqitja e pandemisë.
Siç njofton ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bë 3042 testime dhe janë shenuar 947 të infektuar, me çka numri i pacientëve të infektuar pas një kohe të gjatë ka rënë nën 30 për qind nga numri i perosnave të testuar.
Mirëpo shifra brengosëse shënohen tek viktimat. Brenda 24 orëve, nga Kovid 19 kanë ndërruar jetë 30 persona.