39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Evropa po përgatitet për një valë të dytë, rregulla të reja për Belgjikën, Berlinin dhe Italinë

Kufizimet po rikthehen në Evropë ndërsa infeksionet me COVID-19 po rriten:

Më shumë se 40% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të mbushura në kryeqytetin francez Paris, sipas zyrtarëve rajonalë të shëndetit dhe Instituti Pasteur paralajmëron se deri në fund të tetorit do të jenë 100 %

Kryeqyteti gjerman Berlini ka vendosur një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në 06:00 për restorantet dhe baret. Kryebashkiaku Michael Müller thotë “nëse nuk veprojmë tani do të përfundojmë përsëri në izolim”

Nga nesër, italianët do të duhet të mbajnë një maskë dhe në ambjentet e jashtme – sipas një ligji që do të nënshkruhet sot nga Kryeministri Giuseppe Conte.

Nga e premtja, belgët do të duhet të kufizojnë kontaktet e ngushta me një maksimum prej tre personash jashtë shtëpisë.

Finlanda ka parë raste që rriten në 227 në ditë dhe qeveria po planifikon mbylljen e bareve e restoranteve nga kjo fundjavë.

Republika Çeke ka regjistruar 4,457 rastesh të reja – me 13 vdekje dhe një rritje të pranimeve në spital. Një thirrje nga tre drejtorë të spitaleve të kujdesit intensiv është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale: “Ju duhet të na dëgjoni”, thonë ata.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez paraqet një plan gjashtë-vjeçar të rimëkëmbjes ekonomike sot me një rritje të pashembullt 53.7% të shpenzimeve publike të planifikuara.

Related posts

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Admin

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

Admin

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

Admin

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

Admin

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

Admin

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More