Skuadra e Dritës ka siguruar titullin kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2024/25.
Zekirija Ramadani, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka barazuar me tituj, Afrim Tovërlanin.
Ramadani ka fituar katër tituj të Superligës, aq sa ka edhe Tovërlani në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Në një intervistë tek TV Shenja, ai tha se nuk garon me trajnerin Tovërlani, por garon me vetveten për të arritur shumë më shumë në karrierën e tij.
“Katër herë kam fituar titullin me katër skuadra të ndryshme, natyrisht se është e vështirë për t’u arritur. Unë nuk garoj me Tovërlanin, garoj gjithmonë me vetveten, nga java në javë, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit, duke dashur që të bëhet edhe më i suksesshëm. Kam motiv të lartë dhe synime për të arritur edhe më shumë“, tha Ramadani ndër të tjera.
/GazetaBlic Sport/