Forcat ukrainase shënjestruan civilët në sulmin e tyre në Kursk, duke vrarë tre persona dhe plagosur shtatë të tjerë, njoftoi sot guvernatori i rajonit rus.
Zyrtari njoftoi gjithashtu se forcat e Kievit sulmuan një nënstacion energjie në rajon.
Në të njëjtën kohë, njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 105 dronë ukrainas gjatë natës, raportoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar të dhëna nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.
“Ne vazhdojmë të operojmë në zonë”
Forcat e armatosura ukrainase njoftuan sot se kanë kryer operacione luftarake në rajonin rus gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht pretendimeve të Moskës se kanë zmbrapsur pushtimin ukrainas të rajonit.
Në njoftimin e tyre të përditshëm në Telegram, forcat ukrainase raportojnë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në Kursk.
Energjia elektrike nuk është rikthyer ende në Rylsk, një qytet me rreth 15,000 banorë, rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën, pasi forcat ukrainase sulmuan një nënstacion atje të hënën në mbrëmje, duke dëmtuar dy transformatorë dhe duke plagosur dy adoleshentë, tha guvernatori i rajonit Kursk, Alexander Khinshtein.
“Të dashur banorë, armiku, në grahmat e vdekjes, vazhdon të nisë sulme kundër territorit tonë”, tha Khinstein nëpërmjet Telegramit.
Autoritetet po evakuojnë banorët nga zonat pranë kufirit, pasi sulmet me dronë ukrainasë janë bërë “më të shpeshta” që nga dje, njoftoi administrata e rajonit Kursk nëpërmjet Telegramit./vizionplus.tv